Arbi Prishtina Airport
Arbi Prishtina Airport
Arbi Zurich Airport
Arbi Prishtina Airport Arbi Zurich Airport

FSK me momentin e pranimit me të drejta të plota në FIS ka aplikuar menjëherë që të bëhet pjesë e programit të zhvillimit pranë FIS-it ku ne do të kemi mundësi të shfrytëzojmë resurse për zhvillimin e skijimit në Republikën e Kosovës.

-Një fryt i menjëhershëm është edhe pjesëmarrja në kampin stërvitor që organizohet po nga ky program në Hintertux të Austrisë, e ku ne kemi dërguar garuesin nga kategoria e Juniorëve Arbi Pupovci.

Arbi, sot sapo ka arritur në Zurich e ku më pastaj do të udhëtojë për në Hintertux. Ne i dëshirojmë rrugë të mbarë si dhe suksese në trajnimet përgjatë këtij kampi.