Perfaqesuesja Per Turqi
  • December 17, 2015
  • Lajme

Sot më datë 17.12.2015 Federata Skitare e Kosovës përcolli përfaqësuesen e Kosovës për kategoritë e vjetra për garat ndërkombëtare të FIS-it të organizuara nga Federata Skitare e Turqisë.

Kjo përfaqësuese do të marr pjesë në dy Kupa në dy gara të ndryshme më datën 19 – 20 Dhjetor 2015 në disiplinën Sllallom në “Pallandoken Cup” – Erzurum, si dhe 22 – 23 Dhjetor 2015 në disiplinën Sllallom i madh në “Sarikamis Cup” – Kars të Turqisë.

 

U.D. i Kryetarit të FSK-së z. Milaim Kelmendi i’u dëshiroj rrugë të mbarë dhe suksese në këto gara!