25626293 1775566972454870 5830044404908425784 O
25626293 1775566972454870 5830044404908425784 O 25627190 1775566865788214 2365317536521416060 O 25790789 1775566855788215 6075105096641492942 O 25626301 1775566945788206 7603572944684157219 O 25542504 1775566789121555 6040781205443664854 O 25734037 1775566962454871 4988383749107901736 O IMG 4100
  • December 23, 2017
  • Lajme

Sot me datë 23.12.2017 duke filluar nga ora 11:00 në ambientet e Hotel “Sirius” u mbajt ceremonia e shpalljes së laureatëve të skijimit për vitin 2017 ku morrën pjesë kontribues të kahmotshëm të sportit të skijimit, garues, trenerë, zyrtarë të lartë të klubeve, antarët e Bordit Ekzekutiv të FSK-së. Poashtu këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrje edhe:

  • z.Besim Hasani – President i KOK-ut
  • z.Daut Thaqi – Këshilltar i lartë i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit
  • z.Feim Hoxha – Drejtor i Departamentit Ligjor pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
  • z.Ibër Alaj – Drejtor i Departamentit të Sportit,

poashtu ceremoninë e nderuan edhe Federatat e Sporteve tjera të Republikës së Kosovës.

Sportistët më puntorë dhe më të mirë në rezultate në sezonën e fundit u nderuan me medalje dhe kupa. Poashtu u ndanë mirënjohje edhe për sportistët e dalluar të cilët e përfaqësuan dhe e afirmuan skijimin Kosovar në arenën ndërkombëtare:

  • Albin Tahiri
  • Fiona Rusta
  • Faton Shurdhaj
  • Besnik Sokoli

Poashtu me mirënjohje u nderuan edhe mediat për kontributin e tyre në mbështetjen e tyre mediale në përcjelljen e skijimit Kosovar.

 

Fotot e bëra nga: Shpend Ahmeti