FSK Kosova Logo

Delegacioni i Federates Skitare të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i FSK-së z.Milaim Kelmendi, si dhe i përbërë nga dy anëtarët e bordit z.Muhamet Dresha dhe z.Bujar Turjaka sot me datë 04.06.2016 në orët e herëshme të mëngjesit janë nisur drejt Kankun-it(Meksikë), ku do të zhvillohet kongresi i 50-të i FIS-it nga data 05.06.2016 deri më 11.06.2016.

-Në këtë kongres pritet të ketë zhvillime shumë të mira si për shtetin e Kosovës poashtu edhe për sportin e skijimit në Republikën e Kosovës.

 

Këtë kongres ne do të mundohemi që t’ua sjellim sa më afër jush me informacione të reja.

 

Federata Skitare e Kosovës.