Të martën me datë 28.06.2016 duke filluar nga ora 20:00 u mbajt mbledhja e zgjeruar e anëtarëve të bordit të FSK-së me trenerët e klubeve skitare të Republikës së Kosovës. Si fillim u tregua e gjithë mbarëvajtja e kongresit të FIS-it që  u mbajt në Kankun të Meksikës, dhe njëherish u festua për pranimin e FSK-së në FIS si anëtare e barabartë me të gjithë të tjerët.

Në këtë mbledhje u diskutua për shumë qështje dhe u arritën marrëveshje për propozime të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të sportit të skijimit në Republikën e Kosovës.

Ndër qështjet kryesore që u shqyrtuan ishin :

  • Njoftimi për pranimin e FSK-së në FIS
  • Homologimi i terreneve të skijimit
  • Caktimi i datave për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër klube
  • Përgaditja e përfaqësueses
  • Për të gjitha rregulloret(aktet normative të FSK-së)