- December 22, 2018
- Lajme
Sot me datë 22.12.2018 në ambientet e Hotel “Sirius”, FSK organizoi ceremoninë e shpalljes së Laureatëve të Skijimit për sezonën 2017-2018.
Në këtë ceremoni morrën pjesë sportistë, prindër, trener dhe mysafirë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport z.Daut Thaqi, Drejtori i Departamentit të Sportit z.Ibër Alaj, Presidenti i Komitetit Olimpik z.Besim Hasani, President dhe Sekretar të Federatave të sporteve të tjera.
-U ndanë çmime dhe diploma për të gjithë garuesit të cilët arritën sukseset më të mëdha në sezonën e fundit, ndër ta veçojmë:
- Arbi Pupovci – Vendi I – Kategoritë e vjetra – M
- Adea Kollqaku – Vendi I – Kategoritë e vjetra – F
Përveq sportistëve u ndanë çmime edhe për:
- Punëtori i vitit: Mentor Maloku
- Referi i vitit: Gazmend Loshi
- Treneri më i mirë: Agim Pupovci
- Treneri më i mirë për Kategoritë e reja: Feim Kollqaku
Poashtu u nderuan me mirënjohje edhe bashkëpuntorët si dhe kontribuesit në zhvillimin e sportit të skijimit.
Federata Skitare e Kosovës në krye me Presidentin z.Milaim Kelmendi i uron të gjithë për arritjet e tyre dhe suksese në sezonën e re 2018-2019!
Fotograf: Shpend Ahmeti ©
U mbajt Kuvendi i Punës i FSK-së 12/12/2015
Sot më daten 12/12/2015 duke filluar nga ora 10:00 në shtëpinë e sporteve në Prishtinë…
Njoftim
Ju njoftojmë se për shkak të mungesës së borës në Qendrën Skitare Boge, ku ishte…