FSK Kosova Logo
FSK Kosova Logo
FSK Kosova Logo
  • November 23, 2016
  • Lajme

Pasi që kemi parë disa “lajme” në “portalet e informimit” se Kosova më saktësisht Federata Skitare e Kosovës “ka hequr dorë nga garat në Brezovicë” për arsye që vetëm ata që e kanë bërë këtë DEZINFORMIM i dijnë, FSK reagon kundër këtyre keq informatave drejt publikut duke sqaruar se kalendari i garave për vitin 2016/2017 i FSK-së përfshin ‘Kupën e Brezovicës’ si dhe ‘Garën Ndërkombëtare’.

-Këto gara do të mbahen dhe nuk ka asnjë arsye se pse ato të kenë pengesa për mbarëvajtjen e tyre nga askush!

 

FSK lutë të gjithë ata që mirren me shpërndarjen e informatave/lajmeve që kanë të bëjnë me FSK-në, që së pari të këshillohen/pyesin në adresën zyrtare të FSK-së për përgjigjet dhe lajmet zyrtare rreth FSK-së.