18.37.25
18.37.25 18.36.17 18.37.24 Screen Shot 2019 06 02 At 08.51.31 Screen Shot 2019 05 31 At 08.45.09 18.37.26 18.36.08 18.36.16 18.36.21

Në javën që po e lëmë pas FIS organizoi takimin e përvjetshëm Pranveror “Konferenca e Kalendarit të FIS” që kësaj radhe u organizua në Cavtat – Kroaci. Kjo konferencë filloi nga data 27 Maj 2019 dhe zgjati plot 7 ditë deri më 01 Qershor 2019.

-Republika e Kosovës, përkatësisht FSK ishte e pranishme në këtë konferencë për herë të parë e barabartë me të gjitha shtetet/federatat e tjera, me delegacionin e saj:

  • z.Milaim Kelmendi – President
  • z.Bujar Turjaka – Nën-President
  • z.Muhamet Dresha – Anëtar i B.E.
  • z.Selim Maloku – Sekretar i Përgjithshëm

Takimet e shumta të nën-komiteteve dhe komiteteve të FIS-it e poashtu edhe takimet e diskutimet bilaterale me zyrtarët e FIS dhe ata të Federatave të tjera, e karakterizuan javën e kësaj konference.

-U rikonfirmua mbështetja e FIS-it për organizimin e seminarit “FIS Leaders Seminar” në Prishtinë këtë verë dhe poashtu u diskutua rreth kërkesës sonë për organizimin e një seminari për mësues dhe trenerë në Republikën e Kosovës.

-Në sezonën 2020 për herë të parë në Republikën e Kosovës do të organizojmë një garë ndërkombëtare në nivel të FIS-it, garë e cila do të jetë për grupmoshat e reja (FIS CHI Race). Kjo garë do të shënojë fillimin e një epoke të re të skijimit në Kosovë, do të jetë urë lidhëse për garuesit tanë me ata të huaj e poashtu do të hapë dyert për organizime të tjera të nivelit botëror! Detajet e garës do të i gjeni në kalendarin zyrtar të FIS-it këtu.

-Dita e fundit e kësaj konference shënoi edhe takimin e parë të Presidentëve të Federatave, anëtare të FIS-it ku Republika e Kosovës për herë të parë ushtroi të drejtën e saj të votës si të gjithë anëtarët e tjerë.