Milaim Kelmendi
[/vc_column_text][vc_column_text]Kryetar i Federatës Skitare të Kosovës
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/3″][vc_single_image border_color=”grey” img_link_target=”_self” style=”vc_box_rounded” img_link_large=”” rounded_image=”” image=”112″][vc_column_text]Bujar Turjaka
Nën-kryetar i Federatës Skitare të Kosovës
[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_column_text] [/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/3″][vc_single_image border_color=”grey” img_link_target=”_self” style=”vc_box_rounded” img_link_large=”” rounded_image=”” image=”102″][vc_column_text]Shyqyri Mema
Nën-kryetar i Federatës Skitare të Kosovës
FEDERATA SKITARE E KOSOVËS
KOSOVO SKI FEDERATION
HISTORIKU I SHKURTËR I SPORTIT TË SKIJIMIT NË KOSOVË
-Pikërisht viti 1928 shënon fillimin e këtij sporti në kur Prof. Bardhyl Zajmi dhe Prof. Hajrullah Gruda sollën skitë e para në Kosovo.
-Garat e para u mbajtën qysh në vitin 1932 në Zatër të Pejës.
-Në vitin 1949 në Boge të Rugovës janë fillet e para të zhvillimit të skijimit në Kosovë.
-Më 24.XII.1950 e deri në mars të vitit 1951 u mbajtën Seminaret e para për instruktor të
skitarisë në Boge të Rugovës.
-Po ashtu në vitin 1951 filluan garat e para të organizuara në nivelin e Kosovës në Boge
të Rugovës.
-Federata Skitare e Kosovës i përfshin 25 klube skitare dhe 5 klube aktive skitare të skive në
borë dhe mbi bar,116 mësues dhe instruktorë të skijimit alpin,45 tajner të kualifikuar,
85 referë të rangut shtetëror dhe ndër ta edhe referë ndërkombëtar.
-Numri i skiatorëve aktiv që marrin pjesë në gara të ndryshme të Kosovës dhe në arenën
ndërkombëtare numërohen rreth 500 anëtarë.
-Ndërsa të antarësuar dhe vijues të skijimit nëpër shkolla të skijimit fillestarë e
përparimtarë e garuesë , si dhe pjesëmarrës në mënyrën rekreative përfshihen deri në
10.000 anëtarë.
-Federata Skitare e Kosovës që nga viti 1991 është pavarsuar dhe i ka zhvilluar aktivitetet
e veta vendore dhe ka marrë pjesë në arenën ndërkombëtare : Në Francë,Itali,Austri,Çeki,Sllovaki,Hungari,Turqi,Slloveni etj.duke i sjellur Kosovës 25 medalje.
-Me pjesëmarrjen e delegatëve të FSK-së Hajrush Demaj Kryetar i FSK-së dhe Muhamet Dreshaj anëtar i Bordit të FSK-së,në Kongresin e FIS-it në Portugali në vitin 2006 është bërë zyrtarizimi i pjesëmarrjes së reprezentacionit të Kosovës në të gjitha garat ndërkombëtare të organizuara nga FIS-i.
-Reprezentacioni i Kosovës i ka të licencuar dhe me Kod të FIS-it 30 garues femra e meshkuj .
-Ndërsa në Kongresin e FIS-it në vitin 2008 në Afrikën e Jugut është fuqizuar edhe më shumë pjesëmarrja e reprezentacionit të Kosovës në garat ndërkombëtare të FIS-it.
-Federata Skitare e Kosovës më 7.11.2011 është pranuar në FIS (Federata Botërore e skijimit) me të drejta të plota për pjesëmarrje në të gjitha garat ndërkombëtare të
FEDERATA SKITARE E KOSOVËS ORGANIZON :
-Kampionatet e Kosovës dhe gara ndërkombëtare të skive në borë dhe mbi bar
në disiplinat alpike (sllallom,sll.madh,SG dhe lëshim,sllallom paralel dhe
kombinim alpik).
-Do të organizon edhe gara në disiplina nordike (vrapime me ski).
-Organizon shkollat e skijimit për të rinj dhe studentë.
-Seminare për mësuesë,trajner dhe referë të skijimit.
2.
-Organizon stërvitjet e reprezentacionit të Kosovës të kategorive të ndryshme.
-Jep ndihma profesionale klubeve skitare të Kosovës.
-Kujdeset për shëndetin e sportistëve në tërë territorin e Kosovës.
-Zhvillon masovizimin e këtij sporti në të gjitha komunat e Kosovës.
-Organizon edhe gara të ndryshme rekreative për qytetarët e Kosovës.
-Kujdes të posaqëm i kushton përfshirjes së femrës në këtë sport.
-Bashkëpunon me arsimtarët e kulturës fizike në Fakultete dhe shkolla të mesme dhe
fillore.
-Është i lidhur ngusht me Ministrin e Sportit dhe Departamentin e Sportit të Kosovës dhe
ka bashkëpunim të ngjeshur me to.
-Harton programet e zhvillimit të skijimit në Kosovë
-Bashkëpunon me të gjitha Qendrat Skitare të Kosovës dhe jep ndihma
profesionale rrethë shtigjeve skitare të Kosovës.
-Ka bshkëpunim me Federatat Skitare të Botës.
-Hulumton dhe bënë projekte të shtigjeve Skitare në Qendrat të ndryshme
të Kosovës.
SHTIGJET SKITARE NË KOSOVË
1.BJESHKËT E NEMUNA (ALPET SHQIPTARE)
-Rajoni i Rugovës ka shtigje cilësore për skijim.Këtu u organizuan edhe garat e para të Kosovës që janë me rëndësi të madhe për këtë sport.
-Qendrat më të njohura në Bjeshkët e nemuna janë :
Boget,Hajla,Rusolia,Shtedimi,Bjeshkët e Strellcit,Korivniku,Bjeshkët e Lumbardhit,Rrasa e Zogut,Gjeravica,Bjeshkët e Belegut(Maja e Ropes),Neqinati etj.që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2656 metra.
-Qendra Skitare në Boge
Këtu lindi skitaria e Kosovës,tani në këtë Qendër është i montuar një skilift me gjatësi deri në 1000 metra dhe ka objekte të ngritura për vendosjen dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.
2.BJESHKËT E SHARRIT
-Në bjeshkët e Sharrit,egzistojnë këto rajone të skijimit :
Brezovica,Livadhet Mbretërore,Skarpa,Radesha,Restelica,Lybeteni,Piribegu,Maja e zezë, Brodi etj,që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.
Qendra skitare në Brezovicë
Është qendra kryesore e skijimit në Kosovë dhe ka 10 shtigje skitare me 10 ski lifte dhe teleferiqe,me Hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madhë pjesëmarrësish për gara të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.
3.Qendra Skitare “Arxhena” Brod-Dragash
-Është Qendër e re skitare në Kosovë e cila është e begatshme me shtigje të skijimit për zhvillimin e turizmit malor dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.
4.BJESHKËT E SHALËS SË BAJGORËS
-Edhe Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaftë të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar.
Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” Bajgorë
-Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe
Moteli “Dodona” me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive.
Sipas ekspertëve ndërkombëtarë J.Iten dhe M.Rey,analizuan dhe vërtetuan se nga 25 masive malore të ish Jugosllavisë shuma e denivilacionit të shtigjeve të skijimit arrin 365.462 metra,prej të cilave 105.950 metra ose 28,98% gjinden në Bjeshkët e Nemura,dhe 103.770 metra ose 28,38% gjinden në Bjeshkët e Sharrit,ndërsa 155.922 metra ose 42,64% gjinden në të gjitha masivet tjera malore të ish Jugosllavisë.
Prandaj,Bjeshkët e Nemuna dhe të Sharrit,kanë shtigje cilësore për skijim,të garave ndërkombëtare që gjatësija e këtyre shtigjeve mund të arrijë deri në 6000 metra.
DISA TË DHËNA TË FEDERATËS SKITARE TË KOSOVËS PËR ORGANIZIMET E
GARAVE TË NDRYSHME TË KOSOVËS DHE NDËRKOMBËTARE
-Që nga vti 1951 Federata Skitare e Kosovës ka organizuar :
Kampionatet e Kosovës 1951-2014
Kampionatet e ish Jugosllavisë 1963,1964,1985
Garat Ndërkombëtare 1971,1974,2005
Interski Kupa Ndërkombëtare 1975 deri 1986
[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]