Federata Skitare e Kosovës me shumicën e votave të delegatëve pjesëmarrës, PRANOHET në FIS si anëtarë me të drejta të barabarta me të gjithë anëtarët e vendeve të tjera!
Ky është një lajm shumë i mirë për Republikën e Kosovës e sidomos për sportin e skijimit, sport i cili do të zhvillohet me hapa shumë të shpejt tani e tutje.
Kjo është arritje e madhe si pasojë e punës së palodhshme e të gjithë bordit të FSK-së në udhëheqje me kryetarin z.Milaim Kelmendi.
Federata Skitare e Kosovës i uron të gjithë skijatoret/skijatorët, klubet dhe sportdashësit.