Federata Skitare e Kosovës organizon seminarin e hapur për të gjithë të interesuarit që duan të çertifikohen zyrtarisht me licensë nga FSK për mësues, trener dhe refer të skijimit. Ky trajnim do të udhëhiqet në ligjërim dhe mentorim nga dy ligjërues të licensuar nga FIS-i, z.Dusan Gorisek dhe z.Ales Valenti, të cilët do të asistohen nga prof. Dr. Bujar Turjaka njëherësh edhe nën-kryetar i FSK-së.
Ky trajnim ka natyrë përafrues me rregullat dhe zhvillimet më të fundit të rekomanduara nga FIS, poashtu edhe metodat e teknikat e të mësuarit të skijimit andaj është i hapur për këdo që shpreh interesim për ta ndjekur atë.
Seminari do të fillojë me datën 04.01.2018 deri më 07.01.2018 dhe do të mbahet në Boge të Rugovës.
Regjistrimi në këtë seminar kushton 20€ dhe duhet të bëhet online përmes formës që mund ta gjeni KËTU, pagesa bëhet në ditën e hapjes. Për t’u çertifikuar ju duhet të kaloni edhe provimin i cili do të mbahet në ditën e fundit të seminarit dhe pastaj do të paiseni me ID kartelë që kushton 3€, e cila vërteton edhe çertifkimin përkatës.
FSK edhe njëherë ju bënë thirrje të interesuarve që të aplikojnë në këtë seminar për të përiftuar sa më shumë nga zhillimet e nivelit botëror në sportin e skijimit.
Afati për aplikim është deri më 02.01.2018.