Sot me datë 16.12.2017 duke filluar nga ora 13:00 u mbajt Kuvendi i rregullt i Punës i FSK-së ku u diskutua dhe u raportua mbi punën e deritanishme, arritjet si dhe vështirësitë e FSK-së. Poashtu u debatua edhe mbi Statutin e FSK-së i cili me shumicë votash u aprovua. U aprovuan edhe rregulloret dhe aktet normative të punuara nga Këshilli Profesional dhe ai për Akte Normative.