Ka përfunduar seminari ndërkombëtar “FIS Leaders Seminar” i organizuar nga FIS në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës. Në këtë seminar morrën pjesë 36 anëtarë nga 18 vende të botës, president dhe sekretar të përgjithshëm të federatave të shteteve respektive.
Organizimi u vlerësua pozitivisht dhe profesional nga sekretarja e përgjithshme e FIS-it znj.Sarah Lewis dhe kordinatori i projektit z.Josef Zenhausern të cilët konfirmuan mbështetjen edhe më të fuqishme ndaj FSK-së dhe zhvillimit të sporteve të borës në Republikën e Kosovës.