DCIM100MEDIADJI_0013.JPG
DCIM100MEDIADJI_0013.JPG DCIM100GOPROG0050117.JPG DCIM100MEDIADJI_0020.JPG DCIM100MEDIADJI_0023.JPG DCIM100MEDIADJI_0006.JPG

Këtë fundjavë në Brezovicë u mbajtën garat e parapara me kalendarin e garave të FSK-së, “Kupa e Brezovicës” si dhe “Kampionati i Republikës së Kosovës”.

Për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të mëdha të borës si dhe mjegullës garat e parapara për datën 11.03.2017(e shtunë) u shtynë, e të cilat u mbajtën me sukses me 12.03.2017(e dielë).

-Të dy këto gara ishin në displinën e Sllallomit të Madh, kurse “Kampionati i Republikës së Kosovës” në disiplinën e Sllallomit është shtyrë për një datë tjetër.

-Në këto gara vlen të përmendet edhe pjesëmarrja për herë të parë e garuesëve të Republikës së Kosovës nga komuniteti Serb, i cili përmbush edhe një synim të FSK-së, gjithëpërfshirjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në organizimin e garave të saj.

 

Rezultatet mund ti shikoni duke klikuar këtu: Rezultatet nga “Kupa e Brezovicës” dhe “Kampionati i Republikës së Kosovës”