Albin Tahiri, Fiona Rusta dhe Arbi Pupovci, pjesëtarë të ekipës potenciale të garuesëve për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 nën udhëheqjen e selektorit Agim Pupovci janë duke u përgaditur për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të FIS-it në të cilat do të jenë pjesëmarrës, në mënyrë që të sigurohet kuota olimpike. Vlenë të ceket që Albin Tahiri tashmë ka arritur këto kuota në katër disciplina.
Ky trajnim është mundësuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe po zhvillohet në bashkëpunim me skuadrën Sllovene të skijimit.