Sot me datë 23.12.2017 duke filluar nga ora 11:00 në ambientet e Hotel “Sirius” u mbajt ceremonia e shpalljes së laureatëve të skijimit për vitin 2017 ku morrën pjesë kontribues të kahmotshëm të sportit të skijimit, garues, trenerë, zyrtarë të lartë të klubeve, antarët e Bordit Ekzekutiv të FSK-së. Poashtu këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrje edhe:
- z.Besim Hasani – President i KOK-ut
- z.Daut Thaqi – Këshilltar i lartë i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- z.Feim Hoxha – Drejtor i Departamentit Ligjor pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- z.Ibër Alaj – Drejtor i Departamentit të Sportit,
poashtu ceremoninë e nderuan edhe Federatat e Sporteve tjera të Republikës së Kosovës.
Sportistët më puntorë dhe më të mirë në rezultate në sezonën e fundit u nderuan me medalje dhe kupa. Poashtu u ndanë mirënjohje edhe për sportistët e dalluar të cilët e përfaqësuan dhe e afirmuan skijimin Kosovar në arenën ndërkombëtare:
- Albin Tahiri
- Fiona Rusta
- Faton Shurdhaj
- Besnik Sokoli
Poashtu me mirënjohje u nderuan edhe mediat për kontributin e tyre në mbështetjen e tyre mediale në përcjelljen e skijimit Kosovar.
Fotot e bëra nga: Shpend Ahmeti