Federata Skitare e Kosovës sot në një manifestim madhështor bëri emërimin e laureatëve më të mirë për vitin që po e lëjmë pas, sezonën 2015/2016.
-Manifestimi filloi me një fjalë përshëndetëse dhe përmbledhëse të një viti shumë të suskeshëm për FSK-në. Presidenti i FSK-së z.Milaim Kelmendi përmendi të arriturat e FSK-së si dhe problemet me të cilat është ballafaquar FSK. Poashtu dha një mesazh të qart se duhet të bëhet një punë shumë më e madhe dhe më kualitative si nga ana e FSK-së dhe nga garuesit gjegjësisht klubet skitare të Republikës së Kosovës.
Garuesit më të mirë për sezonën 2015/2016 ishin:
- Venesa Gjurkaj
- Adea Haxhidauti
- Dardan Pupovci
Klubet më të suskeshme për sezonën 2015/2016 ishin:
- KS “ALPI”
- KS “PRISHTINA”
- KS “GJAKOVA”
FSK poashtu falenderoi edhe mediat e në veqanti Radio Televizionin e Kosovës, për përkrahjen mediale kushtuar sportit të skijimit.
Në fund FSK përmbylli shpalljen e laureatëve me një koktej të përbashkët për të gjithë të pranishmit.