Ekipet Skitare të Kosovës tashmë kanë filluar pregaditjet për garat e ardhëshme të sezonës 2016/2017.
Një ndër to është edhe Klubi Skitar “Borea” i cili po qëndron në “Hinteruxer Gletscher” – Austri, vend i cili njihet për lartësinë e tij mbidetare prej 3250 m. Ata do të qëndrojnë për 1 javë në këtë ku do të mbajnë ushtrimet e tyre pregaditore.
-Anëtarët e K.S. “Borea” që po qëndrojnë atje janë :
- Trener : Ernest Sefaj
- Garuese : Enxhi Sefaj
- Garuese : Klara Sefaj
- Garues : Eliot Sefaj
Këta garues janë pjesë e shpresave për skijimin e Kosovës.
-Natyrisht se pa ndihmën e sponzorëve, Klubet Skitare të Kosovës nuk do të mund të kishin pregaditje të tilla, ndaj K.S. “Borea” falenderon : “Royal Taxi” & “Royal Caffe” – që mundësuan mbajtjen e këtyre ushtrimeve.