Zyra e Federatës së Skitarisë së Kosovës, bën të ditur se zgjodhi ushtruesin e detyrës së kryetarit të Federatës së Skitarisë së Kosovës. “Ju njoftojmë se Federata Skitare e Kosovës në mbledhjen e Bordit të mbajtur me datë 24.11.2015, me shumicë votash, zgjodhi si ushtrues detyre të kryetarit të Federatës Skitare të Kosovës, z. Milaim Kelmendi”, thuhet nga Federata. Duhet theksuar se Hajrush Demaj ka qenë me vite kryetar i federatës, por papritur ndërroi jetë me 31 tetor të këtij viti.