Pas fatkeqësisë së sotshme, qendra e Skijimit në Bresovicë është mbyllur deri sa nuk konstatohet se nuk ka rrezik për orteqe tjera.
Presidenti i FSK-së z.Milaim Kelmendi ka dhënë një deklaratë për gazetën Indeksonline, ku ka treguar faktet dhe nevojën që urgjentisht të bëhet sigurimi i rrugës dhe pistave në Brezovicë:
“Rruga është e tmerrshme, është në një formë e pastruar, në atë formë në të cilën dy makina nuk mund të kalojnë, aty është rreziku i parë. Rreziku i dytë është duke ardhur rrugës, është orteku që çdo vit bie. Do të thotë bie me qindra tonelata borë, tash kush e ka fatin nesër apo pasnesër, apo kurdo që lëshohet ajo, unë nuk e di dhe ai është rreziku i dytë. Edhe në pistat e skijimit nuk ka ndonjë rrezik, por duhet të jenë të shtypura ashtu siç kemi kërkuar nga qendra e skijimit, jo vetëm nga kjo, por nga të gjitha qendrat e skijimit në Kosovë. Ne si Federatë e Skijimit e kemi parë se nuk ka siguri për sikijim deri sa nuk zgjohen së pari orteqet që janë prezent”
Në emër të Presidentit z.Milaim Kelmendi, FSK-së dhe të gjithë komunitetit të skijimit i shprehim ngushllimet më të thella familjes Daci për humbjen e familjarit të tyre. Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten.