Ditën e Shtunë me datë 09.03.2019 në Bjeshkët e Belegut në Deçan, FSK në bashkëpunim me Komunën e Deçanit dhe Departamentit të Sportit – Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizuan garën me karakter promovues Kupa Alpike “Gjeravica 2019”.
-Këtë garë nga afër e përcollën edhe figurat më të larta të shtetit të Republikës së Kosovës si Kryeministri z.Ramush Haradinaj, Ministri i Infrastrukturës Dr.Pal Lekaj, Deputeti i Kuvendit z.Daut Haradinaj, Drejtori i Departamentit të Sportit z.Ibër Alaj, Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj si dhe pjesëtarë të tjerë të spektrit politik e publik.
-Kjo garë u zhvillua në disiplinën e Sllallomit të Madh – GS , për të gjitha kategoritë dhe rezultatet mund të i gjeni më poshtë:
Loading...