Të martën me datë 28.06.2016 duke filluar nga ora 20:00 u mbajt mbledhja e zgjeruar e anëtarëve të bordit të FSK-së me trenerët e klubeve skitare të Republikës së Kosovës. Si fillim u tregua e gjithë mbarëvajtja e kongresit të FIS-it që u mbajt në Kankun të Meksikës, dhe njëherish u festua për pranimin e FSK-së në FIS si anëtare e barabartë me të gjithë të tjerët.
Në këtë mbledhje u diskutua për shumë qështje dhe u arritën marrëveshje për propozime të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejmë të sportit të skijimit në Republikën e Kosovës.
Ndër qështjet kryesore që u shqyrtuan ishin :
- Njoftimi për pranimin e FSK-së në FIS
- Homologimi i terreneve të skijimit
- Caktimi i datave për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër klube
- Përgaditja e përfaqësueses
- Për të gjitha rregulloret(aktet normative të FSK-së)