Sonte në orët e mbrëmjes u mbajt mbledhja e bordit të Federatës Skitare të Kosovës, ku u morrën vendime shumë të rëndësishme siç janë:
- U miratua programi i garave për vitin 2016/2017
- Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror në St. Moritz në Zvicër me skijatorin Albin Tahiri
- Pjesëmarrja në lojërat Olimpike dimërore në Erzurum të Turqisë nën patronatin e Komitetit Olimpik, si dhe
- Pjesëmarrja nëpër garat tjera ndërkombëtare
Poashtu u morr vendim që me datën 15 tetor duke filluar nga ora 10:00 të mbahet kuvendi zgjedhor për përzgjedhjen e udhëheqësisë së FSK-së.