Nën vëzhgimin e Federatës Skitare të Kosovës kanë filluar zgjedhjet e brendëshme në klubet skitare të Republikës së Kosovës. Të mërkurën me datë 07.09.2016 u mbajtën kuvendet zgjedhore të klubit “Trepça” dhe klubit “Nici”, kurse sot me datë 09.09.2016 u mbajtën kuvendet zgjedhore në klubet rajonale të Pejës: “Rusolia”, “Peja”, “Rugova”, “Borea” dhe “Alpi”.
Në javën tjetër pritet të mbahen kuvendet zgjedhore edhe për disa klube të tjera.
Luten të gjitha klubet skitare të Republikës së Kosovës të cilat ende nuk kanë përfunduar kuvendet zgjedhore që t’i mbajnë ato, ose në të kundërt do të kategorizohen si “Klube të shuara” – pa të drejtë pjesmarrje në garat vendore dhe ndërkombëtare nën petkun e FSK-së!
This Post Has One Comment
Comments are closed.
Очень большой ассортимент,советую заехать в один из их магазинов