Përfaqësuesja e Kosovës në skijim do të marr pjesë në Kampionatin Botëror të radhës që do të mbahet vitin e ardhshëm në muajin Shkurt, në St. Moritz të Zvicrës. Pjesëmarrja do të bëhet në 5 diciplina të skijimit:
- Sllallom
- Sllallom i Madh
- Lëshim (Downhill)
- Super-G, dhe
- Kombinim Alpik
Pjesëtar i vetëm i përfaqësueses është garuesi Albin Tahiri, i cili vlerësohet të jetë në një formë të lartë dhe pritet që të tregojë suksese në këto gara.