Me datë 05.11.2018 duke filluar nga ora 18:30 është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit Ekzekutiv të FSK-së ku është diskutuar lidhur me gjendjen financiare të FSK-së, zhvillimet, raportin financiar, planet afatgjata dhe ato afatëshkurtër.
-U morr vendim që Kuvendi i rregulltë i punës i FSK-së të organizohet me datë 24.11.2018 duke filluar nga ora 10:00.
-Poashtu janë prezentuar edhe synimet e menaxhmentit të Federatës ku nëpërmjet hartimit të Planit Strategjik për udhëheqjen e Federatës për ciklin e ardhshëm Olimpik 2020-2024, si dhe hartimit të Strategjisë së Marketingut, të krijohet një trend i ri i menaxhimit dhe zhvillimit të sportit të Skijimit në Republikën e Kosovës.