FSK Kosova Logo

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha shkollat e skijimit të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës e të cilat nuk janë të licensuara pranë Federatës Skitare të Kosovës që sa më shpejtë të bëjnë regjistrimin dhe licensimin pranë organeve të FSK-së.

Ato shkolla të cilat nuk janë të licensuara dhe vazhdojnë vemprimtarinë e tyre do të cilësohen si “Shkolla Ilegale” dhe nxënësit e tyre (garuesit potencial) nuk do të mund të paisen me libreza të garuesit pranë FSK-së dhe në rrjedhojë ato si dhe nxënësit e tyre nuk do të mund të marrin pjesë në garat që organizohen nga FSK.

Me anë të licensimit sigurohen të drejta të barabarta për të gjithë si dhe do të sigurohet një nivel më i madh i kualitetit të skijimit në Republikën e Kosovës.

FSK në vazhdimësi do të dërgojë inspektorët e saj që të vëzhgojnë shkollat dhe instruktorët e skijimit që të ndalojë çdo veprimtari ilegale përderisa ata nuk licensohen nga FSK.