- December 22, 2018
- Lajme
Sot me datë 22.12.2018 në ambientet e Hotel “Sirius”, FSK organizoi ceremoninë e shpalljes së Laureatëve të Skijimit për sezonën 2017-2018.
Në këtë ceremoni morrën pjesë sportistë, prindër, trener dhe mysafirë nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport z.Daut Thaqi, Drejtori i Departamentit të Sportit z.Ibër Alaj, Presidenti i Komitetit Olimpik z.Besim Hasani, President dhe Sekretar të Federatave të sporteve të tjera.
-U ndanë çmime dhe diploma për të gjithë garuesit të cilët arritën sukseset më të mëdha në sezonën e fundit, ndër ta veçojmë:
- Arbi Pupovci – Vendi I – Kategoritë e vjetra – M
- Adea Kollqaku – Vendi I – Kategoritë e vjetra – F
Përveq sportistëve u ndanë çmime edhe për:
- Punëtori i vitit: Mentor Maloku
- Referi i vitit: Gazmend Loshi
- Treneri më i mirë: Agim Pupovci
- Treneri më i mirë për Kategoritë e reja: Feim Kollqaku
Poashtu u nderuan me mirënjohje edhe bashkëpuntorët si dhe kontribuesit në zhvillimin e sportit të skijimit.
Federata Skitare e Kosovës në krye me Presidentin z.Milaim Kelmendi i uron të gjithë për arritjet e tyre dhe suksese në sezonën e re 2018-2019!
Fotograf: Shpend Ahmeti ©

Shtyhet Seminari për Mësues, Trenerë dhe Referë
FSK ju njofton se Seminari për Mësues, Trenerë dhe Referë, me Kalendarin e garave i…
Kanë filluar zgjedhjet e brendëshme në klubet skitare të Republikës së Kosovës
Nën vëzhgimin e Federatës Skitare të Kosovës kanë filluar zgjedhjet e brendëshme në klubet skitare…