Sot me datë 27.10.2017 u zhvillua mbledhja e radhës e Bordit Ekzekutiv të FSK-së ku u diskutuan tema të rëndësishme, u shqyrtuan dhe u aprovuan parimisht rregulloret dhe propozicionet e garave të punuara nga Këshilli Profesional i FSK-së.
Poashtu u diskutuan qështje të rëndësishme si: përgaditjet parasezonale, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 , Kalendari i garave për vitin 2017/2018 etj.
Federata Skitare e Kosovës me Bordin e saj Ekzekutiv dhe në krye me Presidentin Milaim Kelmendi në vazhdimësi janë të angazhuar që të ngrisin kualitetin dhe masovizojnë sportin e skijimit në Republikën e Kosovës.