20190507 154445
20190507 154445 IMG 2447e3e695cb074afa6bfb8690d09a39 V 20190507 154550 20190508 125424

Këto ditë në Prishtinë po qëndrojnë përfaqësuesit e FIS (Federatës Internacionale të Skijimit) në një vizitë pune lidhur me Seminarin Ndërkombëtar për Udhëheqësi ose Lidership.

-Federata e Skijimit e Kosovës ka pasur mundësi të aplikojë për bashkë-organizimin e këtij seminari së bashku me FIS-in dhe nga 45 Federata Nacionale të Skijimit nga e gjithë bota që janë pjesë e programit për zhvillim të FIS-it, Kosova dhe FSK ka fituar të drejtën e bashkë-organizimit të këtij seminari në Prishtinë – Republikën e Kosovës.

Seminari do të organizohet në datat 28, 29 dhe 30 Gusht 2019 dhe si temë kryesore e ka “Marketingun dhe Sponzorizimin” e Klubeve, Federatave dhe organizimeve të ndryshme në skijim.

 

-Kordinatorja e programit të zhvillimit të FIS Znj.Stefanie Gerber pati mundësi të njoftohej nga afër për punën dhe zhvillimet e sportit të skijimit në Republikën e Kosovës, poashtu pati rastin të takohej edhe me Drejtorin e Departamentit të Sportit pranë MKRS z.Ibër Alaj, takim në të cilin u konfirmua mbështetja e FIS për FSK dhe u pasqyrua bashkëpunimi i FSK-së me DS.

Poashtu Presidenti i FSK-së z.Milaim Kelmendi kishte nderin të pres delegacionin në një takim të përbashkët me Nën-Kryetarin z.Bujar Turjaka dhe Sekretarin e Përgjithshëm z.Selim Maloku, ku u diskutua më shumë rreth qështjes së organizimit të seminarit në periudhën e Gushtit dhe ku u konfirmuan agjendat e ditëve të seminarit.

 

-Mundësia e organizimit të këtij seminari në Republikën e Kosovës vjen menjëherë 1 vitë pas pranimit të FSK-së me të drejta të plota në FIS dhe tregon iniciativën e FSK-së për kultivimin, zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të skijimit të Republikës së Kosovës, iniciativë e cila është mirëpritur nga FIS dhe e cila është një tregues i qartë për punën që është duke u bërë në këtë drejtim.