Federata Skitare e Kosovës njofton se në muajin Dhjetor 2015 me kërkesë të një përfaqësuesi me emër Mendim Buxhovi, i cili përfaqësonte një grup të rinjësh, është paraqitur në Federatë për licensimin dhe regjistrimin e një klubi skitar.
-Me këtë rast sekretari i Federatës z.Emin Dushullovci i’a ka lëshuar 15(pesëmbëdhjetë) libreza të garuesve, mirëpo i njëjti nuk i është përmbajtur udhëzimit të sekretarit, i cili i ka kërkuar dokumentet e nevojshme për regjistrimin e klubit në afatin e duhur, e të cilat nuk janë sjellë asnjë herë në Federatën Skitare të Kosovës.
-Me këtë Federata Skitare e Kosovës këto libreza të dhëna i shpall të pavlefshme.
Federata Skitare e Kosovës
Sekretari,
Emin Dushullovci