Pas shumë viteve pritje dhe mungesë të pranisë së Federatës së Skijimit të Kosovës në qendrën e skijimit “Brezovica” që nga sot kjo pritje i takon së kaluarës!
-Pas një pune dhe insistimi direkt nga kryetari i Federatës Skitare të Kosovës z.Milaim Kelmendi që Federata Skitare e Kosovës të jetë zyrtarisht e vendosur me zyrën e saj të përhershme në qendrën e skijimit në Brezovicë, nga sot ai qëllim është realizuar. Kjo zyre do të bëhet një pikë organizative shumë e rëndësishme për sportin e skijimit dhe garat në përgjithësi që priten të mbahen në Brezovicë.
Kjo arritje nuk ishte aspak e lehtë, por me vendosshmërinë e madhe të kryetarit z.Milaim Kelmendi që FSK të jetë e pranishme në Brezovicë, pas takimeve me zyrtarët e qendrës, ai realizoi një objektiv të pamundur në rrethanat e krijuara pas luftës së fundit në Republikën e Kosovës.
Kryetari z.Milaim Kelmendi: FSK nuk do të ndalojë për asnjë moment të sjell risi dhe freski në sportin e skijimit!
FSK duke i uruar të gjithë për këtë arritje, e sheh si një sukses të madh për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e posaqërisht për sportisët dhe sportdashësit e skijimit!