FIS Logo
Faton Shurdhaj ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare të FIS-it në Odbach të Austrisë si reprezentues i Kosovës.
Garat te cilat u zhvilluan dje më datë 06.01.2016  dhe sot më 07.01.2016 në sllallom nuk ishin aq të suksesëshme për arsye të pamundësisë së të ushtrimeve adekuate. Në ditë parë pista ishte shumë e dobët dhe kishte disa pengesa ndërsa në të dytën pista ka qenë e fortë (me akull) dhe i’a doli që ti perfundojë të dy garat.
Me dat 10.01.2016 Fatoni poashtu do të marr pjesë në garat ndërkombëtare të FIS-it në Sllallom të Madh që mbahen në Lambrecht të Austrisë.
Federata Skitare e Kosovës i dëshiron suksese në këtë garë.