Sot ka arritur kontigjenti me paisje të reja për ski dhe snowboard, të cilat do të ofrojnë kushte me të mira për organizimin e garave kualitative në rangun e garave të FIS-it.
Janë sjellë paisjet e reja për organizimin e garave në snowboard, të cilat do të jenë risi këtë vit për FSK-në.
FSK në vazhdimësi është duke bërë përpjekje për ngritjen e cilësisë së skijimit Kosovar, i cili është një ndër synimet kryesore të Bordit Ekzekutiv të FSK-së në krye me kryetarin z.Milaim Kelmendi.