Përfaqësuesja e Kosovës për Kategoritë e Reja dhe ajo e Kategorisë së Vjetër janë duke qëndruar në Erzurum të Turqisë ku janë duke zhvilluar një seancë përgaditore si dhe nga sot duke marrur pjesë në garat në nivel të FIS-it që po organizohen po në këtë vend.
Sot me datë 20.12.2018 është zhvilluar gara e parë në disiplinën e Sllallomit për të dy gjinitë ku Faton Shurdhaj arriti që të renditet në pozitën e 3-të (III) kurse Arbi Pupovci në pozitën e 11-të (XI). Tek gjinia femërore e 8-ta arrit të pozicioneht Elba Kokaj kurse Adea Kollqaku dhe Klea Vrella nuk arritën të e përfundojnë lëshimin e dytë.
FSK e uron Fatonin për rezultatin e arritur si dhe të gjithë përfaqësuesen për paraqitjen dhe angazhimin e tyre, poashtu ju uron edhe suksese në ditët në vijim ku do të zhvillohen 1 x Sllallom dhe 2 x Sllallom i Madh.