Me datën 15.10.2016 duke filluar nga ora 10:00 u mbajt Kuvendi Zgjedhor për kryesinë e re – Kryetarin, nën-Kryetarët(2) si dhe anëtarët e Bordit të FSK-së.
-Kuvendi u mbajt në frymën demokratike me pjesëmarrjen e 31 delegatëve nga 35 gjithësej si dhe me praninë e Departamentit të Sportit pranë Ministrisë për Rini, Kulturë dhe Sport si dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
-Pasi që ushtruesi i detyrës, deri në këtë kuvend të kryetarit të FSK-së z.Milaim Kelmendi nuk kishte asnjë kundërkandidat dhe me përkrahjen e të gjithë delegatëve të pranishëm, me aklamacion u zgjodh si Kryetari i ri i Federatës Skitare të Kosovës me mandat 4 vjeçar. – Kryetari z.Milaim Kelmendi parashtroi planin e tij 4 vjeçar para të pranishmëve, si dhe u zotua në përmisimin e kushteve të skijimit në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e mëtutjeshëm të tij në arenën ndërkombëtare.
-Nën-kryetarët janë:
- Shyqri Mema dhe
- Bujar Turjaka
-Përveq përzgjedhjes së kryetarit, u zgjodh edhe bordi i ri i FSK-së, ku rëndësi e veçantë i’u kushtua inkuadrimit të gruas në pozita vendim-marrëse në FSK.
Anëtarët e bordit janë:
- Muhamet Dresha
- Halil Xharavina
- Naser Dedia
- Imer Thaqi
- Genta Domi
- Ernest Sefaj
- Qerim Azizi
Poashtu një vend në bord jetë i rezervuar për minoritetet.