Sapo ka përfunduar gara e fundit në diciplinën e Sllallomit të Madh, ku edhe një herë Albin Tahiri i siguron Kosovës pjesmarrjen në Olimpiadën dimërore edhe për diciplinën e Sllallomit të Madh, duke u radhitur si i 4 në këtë garë.
-Albin Tahiri u rendit i 4,
-Eron Burri u rendit i 26,
-Dardan Pupovci u rendit i 30,
-Euron Kapuqi u rendit i 34.
Kurse edhe tek femrat patëm një paraqitje solide ku u renditën :
-Venesa Gjurkaj u rendit e 12,
-Adea Kollqaku u rendit e 14,
-Dorina Mema u rendit e 15.
Përfaqësuesja e Kosovës edhe pse kthehet pa medalje, ajo kthehet me 2 arritje të mëdha në sportin e skijimit pasi me plotësimin e normave u mundësua pjesëmarrja në Olimiadat e ardhëshme Dimërore kudo që ato do të mbahen.